Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, të enjten rreth orës 19:09.

Kjo për Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj

“Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar ai.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje sesa persona kanë mbetur të lënduar. /Insajderi.com