Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Prizren-Suharekë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Hoxha ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi për shkak të reshjeve të shiut rrugët bëhen të rrëshqitshme./Insajderi.com