Aksident në Davidovc të Shtimes, numër i madh i të lënduarve

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Fshatin Davidovc të Shtimes. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:40.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona M/K/shqiptarë.”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë.