Aksident në Ferizaj

Aksident në Ferizaj

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku të përfshirë kanë qenë një kamionete dhe një veture.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksident.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Online Insajderi.com.

“Ka ndodhur aksidenti. Një person është i lënduar. Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe veture në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. I lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai. /Insajderi.com