Aksident në Gjilan – kamioni humbë kontrollin godet dy të tjerë, ka edhe të lënduar

Aksident në Gjilan – kamioni humbë kontrollin godet dy të tjerë, ka edhe të lënduar

Një kamion ka shkaktuar një aksident në fshatin Livoq të Komunës së Gjilanit duke goditur dy kamionë të tjerë dhe duke lënë të lënduar rëndë një person.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, pasi që dyshohet se nuk i është përshtatur kushteve të shpejtësisë.

“Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, dyshohet se një kamion në lëvizje ka humbur kontrollin duke mos ju përshtatur kushteve, shpejtësisë dhe gjendjeve në rrugë dhe i ka goditur dy kamionë të tjerë gjatë përball kalimit, në këtë rast një person është lënduar më rëndë dhe është dërguar në qendrën spitalore të Gjilanit, ndërsa për personat tjerë nuk kam informata po dyshohet se kanë marr lëndime më të lehta. Policia ka dal në vendin e ngjarjes pr t’i ditur saktë shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hashani për Insajderin.

Hashani ka thënë se rrugët janë të kalueshme ndërsa ka bërë apel tek vozitësit që të kenë kujdes maksimal.

“Rrugët janë të kalueshme të gjitha, me gjithë atë duhet të ketë kujdes, por i porositi vozitësit që të jenë të kujdesshëm sepse rrugët janë të rrëshqitshme, andaj kujdesi duhet të jetë maksimal që mos të pësohen aksidente”, ka thënë Hasahni. /Insajderi.com