Aksident në Lipjan, lëndohen 13 persona

Aksident në Lipjan, lëndohen 13 persona

13 persona janë lënduar gjatë një aksidenti në Grackë të Lipjanit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore” tha Ahmeti. /Insajderi.com