Vdes një grua në një aksident në magjistralen Gjilan-Ferizaj

Një aksident  që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan-Ferizaj, ka mbetur e vdekur një grua. Aksidenti ka ndodhur saktësisht  në dalje të fshatit Partesh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili po ashtu tha se nga ky aksident ka mbetur i  lënduar  edhe një fëmijë.

“Edhe një fëmijë është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha më tej Hashani për Insajderin.

Ende nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me identitetin e e viktimës e as arsyet e aksidentit.