Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Vetura e vetaksidentuar në këtë rast ka përfunduar e dal" />

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Vetura e vetaksidentuar në këtë rast ka përfunduar e dalë nga rruga pikërisht në fshatin Ponesh.

Por sipas dëshmitarëve, si pasojë e këtij aksidenti ka persona që pësuan lëndime të lehta trupore.

Padyshim se magjistralja në fjalë është mjaft e rrezikshme për vozitësit, sidomos tani kur në atë pjesë ka edhe borë.

Aksidentet në vend përgjatë këtij viti ishin në numër mjaft të lartë, e disa prej tyre edhe me fatalitet.