Aksident në Malishevë, tre persona të lënduar

Aksident në Malishevë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fashitin Drenoc të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se dy nga tre personat e aksidentuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com