Aksident në mes një veture e motoçiklete te Parku i Qytetit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në kryeqytet.

Aksident në mes një veture e motoçiklete te Parku i Qytetit

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ndërsa nga fotografitë e siguruara nga KosovaPress, shihet se motoçikleta është dëmtuar tërësisht. Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’ përkatësisht afër Parkut të Qytetit.

KosovaPress është në përpjeke të marrjes së informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës e për të cilat do të iu informojmë me kohë./KosovaPress/