fbpx

Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Rugova ka thënë se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 06:50 në fshatin Pavlan, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Rugova për Inasjderin.

Policia e Kosovës ditëve të fundit ka bërë thirrje te shoferët që të jenë të kujdesshëm në trafik, sidomos pas përkeqësimit të motit. /Insajderi.com