Aksident në Pejë, lëndohet një person

Aksident në Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë rreth orës 21:30, ku një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti kishte ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Gashi.

Ai tha se personi ka pësuar lëndime trupore.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha ai. /Insajderi.com