Aksident në Pejë, tre të lënduar

Aksident në Pejë, tre të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Novosellë të Pejës, shkruan Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Driton Rugova nga policia e Kosovës ndërsa njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku ka mbetur e vdekur një vajzë 18 vjeçare dhe disa të tjerë të lënduar./Insajderi.com/