Aksident në Petrovë të Shtimes, vdes një person

Aksident në Petrovë të Shtimes, vdes një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur, pas një aksidenti në Petrovë të Shtimes.

I njëjti ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij, derisa vetura ka dalë jashtë rrugës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për detaje të tjera duhet të pritet raporti i mjekësisë ligjore.

“Është raportuar se një mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raport.