Aksident në Podujevë, lëndohet një vajzë e mitur

Aksident në Podujevë, lëndohet një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Llugë të Podujevës, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima në këtë rast është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites midis një automjeti dhe këmbësores që ka marrë lëndime trupore.

“Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com