Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve.
Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë edhe dy këmbësorë.
Për Insajderi.com këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila pos tjerash tha se dy këmbësorët janë të lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilët janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com/