Aksident në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura e ka humbur kontrollin.

“Shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve nga kolegët në terren dyshohet se shpejtësia ka qenë shumë e madhe. Gjithçka ka ndodhur në rrugën Tirana, vetura në vend që të kthehet në anën e majtë ka vazhduar drejt ku kanë qenë duke u kryer disa punime”, tha Ahmeti për Insajderin.

Mediat raportuan se vetura ka rënë nga rrethrrotullimi që lidhë Prishinën me Mitrovicën, por Ahmeti ka mohuar një gjë të tillë. /Insajderi.com