Aksident në Prishtinë në mes automjetit dhe një motoçiklete, ka të lënduar

Aksident në Prishtinë në mes automjetit dhe një motoçiklete, ka të lënduar

Në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Ky aksident ka ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Ukshin Hoti” në Prishtinë, rreth orës 08:00 të së mërkurës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar aksidentin për Insajderin.

Ajo tha se shoferi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 08:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në fotografinë që ka siguruar Insajderi, shihet ambulanca në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com