Një aksident rrugor ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë i ka thënë Insajderit se në rrugën “Agim Ramadani”, një veturë e ka goditur një këmbësore.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com/