Aksident në Prizren, lëndohen tre persona

Aksident në Prizren, lëndohen tre persona

Një aksident që ka ndodhur në Landovicë të Prizrenit la të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren, Vesel Krasniqi.

Për shkak të kësaj ngjarjeje do të ketë ndërprerje të qarkullimit në komunikacion

“Kohe pas kohe është i bllokuar trafiku, sepse aksidenti ka ndodhur mu në nënkalimin e urës dhe kjo paraqet vështirësi dhe derisa të përfundojnë punët e ekipeve do të ketë ndërprerje të trafikut”. /Insajderi.com