Aksident në Rogovë të Prizrenit, një person i lënduar

Aksident në Rogovë të Prizrenit, një person i lënduar

Ka ndodhur një aksident trafiku sot në fshatin Rogovë të Prizrenit ku si pasojë ka pësuar lëndime një person, njofton Insajderi.

Lajmin për gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret XHurakj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku siç thuhet në raportin e policisë, vozitësi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga duke e goditur një shtyllë elektrike.

Aktualisht, organet e policisë po merren me proceduarat e nevojshme./Insajderi.com