Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, tre të lënduar

Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që është shkaktuar të mërkurën në rrugën Drenas-Skenderaj.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderi-n zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por ka apeluar vozitësit për kujdes të shtuar. /Insajderi.com