Aksident në “Rrugën e Kombit”, katër të vdekur (VIDEO)

Aksident në “Rrugën e Kombit”, katër të vdekur (VIDEO)

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Kombit.

Policia shqiptare ka dhënë detajet e këtij aksidenti tragjik, njofton Insajderi.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë kumtohet së bëhet fjalë për shoferin, bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, ndërsa një tjetër fëmijë është në gjendje të rëndë.

“Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

aksidenti