Aksident në “Rrugën e Kombit” – lëndohen tre persona  

Aksident në “Rrugën e Kombit” – lëndohen tre persona  

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë janë plagosur rëndë tre persona.

Mësohet se janë përplasur dy makina, por ende nuk dihen arsyet e aksidentit.

Personat e plagosur kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital. policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Në aksin rrugor Milot-Rreshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipëris.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç,banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.