Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një grua e lëndohen gjashtë të tjerë

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një grua e lëndohen gjashtë të tjerë

Një grua ka vdekur, ndërsa janë lënduar gjatë persona në një aksident trafiku i cili është shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura si dhe dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e njërit nga shoferët.

“Rr. Nacionale (Gjilan-Prishtinë) Fsh. Kishnicë, Graqanicë 14.04.2021-19:00.  Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë)  në dy në veturat e aksidentuara”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Insajderi.com