Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, specifikisht në fshatin Bresalc.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ndërsa një person ka mbetur i lënduar, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.

Ai tha se pas aksidentit një person është dërguar në spital ndërsa njësitet e trafikut janë në vendet e ngjarjes.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident dhe një person është lënduar dhe është sjellë në spital dhe njësitet e trafikut janë në vend të ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.  /Insajderi.com