Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë – lëndohen gjashtë persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë – lëndohen gjashtë persona

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për medie e policisë për rajonin e Prishtinë, i ka thënë Insajderit se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Pamje të aksidentit në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku u lënduan gjashtë persona