Aksident në rrugën Prishtinë – Lipjan: Goditet një këmbësore nga vetura

Aksident në rrugën Prishtinë – Lipjan: Goditet një këmbësore nga vetura

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga jë veturë në rrugën Prishtinë-Lipjan, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që vozitësi është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com