Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, një i lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar sot (e premte) në rrugën Prishtinë-Lipjan, njofton Insajderi.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 09.01.2021, rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prishtinë-Lipjan km i 6-të.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Njësia policore ka dalë në vend-ngjarje dhe po merret me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com