Aksident Tragjik

Aksident në Shkodër, ndërron jetë 28 vjeçarja

Në mbrëmjen e sotshme në Shkodër ka ndodhur një aksident i rëndë. Një vajze e moshës 28 vjeç ka humbur jetën.

Aksident në Shkodër, ndërron jetë 28 vjeçarja

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, njofton Insajderi.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes./Insajderi.com.