Aksident në Shtime: Vozitësi humb kontrollin dhe bie me veturë në lum

Aksident në Shtime: Vozitësi humb kontrollin dhe bie me veturë në lum

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Carralevë të Shtimes, raporton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për Insajderin se deri te aksidenti ka ardhur pasi vozitësi i automjetit duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin, duke rënë poshtë në lum.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa vozitësi automjetit Mercedes transporter, me targa vendore, ngjyrë të katërt, ishte duke lëvizur nga Shtimja në drejtim te Suharekës duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës humb kontrollin duke dalur jashtë rrugës dhe bie poshtë në lum”, ka thënë Osmanollaj.

Tujte, ai njoftoi se viktima është dërguar me ambulancë në Shtime, ndërsa nga aty është dërguar në QKUK, Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Njësia e hetimeve rajonale të trafikut në Prizren. /Insajderi.com