Aksident pranë ambasadës amerikane

Aksident pranë ambasadës amerikane

Mbrëmjen e djeshme një aksident ndodhi në Tiranë. Mësohet se rreth orës 20:00 dy makina u përplasën pranë ambasadës amerikane në rrugën e “Elbasanit”.

Për fat të mirë nga aksidenti nuk pati persona të plagosur, vetëm dëme materiale. Për një kohë të gjatë u shkaktua edhe kaos në trafik.

Ndërsa forca të shumta policie ndodheshin në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve të para shkak është bërë lëvizja tej normave të lejuara si dhe lagështira në rrugë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.