Aksident tek menza e studentëve – Përplasen tri vetura

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Agim Ramadani”, përkatësisht tek Menza e Studentëve, në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me policinë dhe për informacione të tjera do të ju informojë në vazhdim.