Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Çagllavicë të Prishtinës me c’ rast janë lënduar pesë persona, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes katër veturave, nga ku janë lënduar pesë persona.
Ahmeti ka bërë të ditur po ashtu se njësitë e nevojshme policore janë duke u marr me rastin./Insajderi.com