Vdes një person në aksidentin e sotëm në fshatin Llukar të Prishtinës

Vdes një person në aksidentin e sotëm në fshatin Llukar të Prishtinës

Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Llukar të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar për Insajderi.com, edhe nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se në këtë aksident, të përfshirë ishin një veturë dhe një kamion.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe po merren me rastin.

“Lidhur me kërkesën tuaj  të mëposhtme ju informojmë se, me datë 28.07.2020 rreth orës 14:45 në fshatin Llukarë – Prishtinë, është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni ku si pasojë dyshohet se një person ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente të cilat janë marr me trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Insajderi.com/