Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë tri automjete, njofton Insajderi
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka theksuar se bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
Ai ka thënë se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal./Insajderi.com