Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen shtatë persona

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen shtatë persona

Në mbrëmjen e së martës, me datë 27.10.2020, në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në raportin e policisë, thuhet se aksidenti është shkaktuar mes dy veturave në orën 21:15, me ç’rast shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Personat e lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe aktualisht njësitet  policore po merren e hetimin e rastit./Insajderi.com