Aksident trafiku në Prishtinë, s’ka të lënduar

Aksident trafiku në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 të rrethrrotullimi në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

“Rreth orës 20:00, në rreth rrotullimin pran stacionit policor Jugu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”./Insajderi.com