
Një aksident trafiku ka ndodhur në Fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Në raportin e policisë, thuhet se gjatë aksidentit i cili ka ndodhur rreth orës 18:00, janë përplasur dy vetura ku dy persona kanë mbetur të lënduar si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Personat e lënduar e kanë marrë trajtimin fillestar nga shërbimet emergjente.
Organet kompetente janë duke u marrë me proceduar tjera rreth rastit, përfundon raporti i policisë./Insajderi.com