Aksident trafiku, vetura godet këmbësorin

Aksident trafiku, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur në Vushtrri, pasi vetura ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari që voziste automjetin nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin.

Viktima menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.  Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të organeve të rendit. /Insajderi.com