Aksident tragjik në Trepçë – minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Ende nuk dihen detaje të tjera, por vdekjen e një minatori e ka konfirmuar edhe Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Aksident tragjik në Trepçë – minatorit iu këput krahu, vdes në vendin e punës

Një aksident i rwndw ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq ku ka mbetur i vdekur njw minator, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri.