Aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i Bechtel Enkas

Aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i Bechtel Enkas

Personi që është aksidentuar dje për vdekje në autostradën “Arbën Xhaferi” është punëtor i Bechtel Enkas.

Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka qenë fatal për 48-vjeçarin H.S. nga Prizreni. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e njërit prej tri automjeteve të cilat janë aksidentuar.

Një koleg i të ndjerit ka thënë  se në momentin kritik viktima ka qenë duke e kryer punën e tij.

“Një shofer i ka goditur punëtorët të cilët ishin duke u përkujdesur për vënien e shenjave të trafikut”, ka thënë ai.

E lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një punëtor tjetër i Bechtel Enkas i cili është i shtrirë në QKUK. E. N, po ashtu nga Prizreni, ka marrë lëndime trupore në shtyllën kurrizore, mëson Express.

Se një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar dhe gjendet në QKUK për trajtim mjekësor e ka konfirmuar  edhe Bechtel Enka.

“Mund të ua konfirmoj se një punëtor i Bechtel Enkas ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar”, ka thënë Ela Ruci, Zëdhënëse e Bechtelit, Gazeta Express.