Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, publikohen fotografitë

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, publikohen fotografitë

Mediat kroate kanë raportuar për dhjetë të vdekur e tridhjetë të lënduar, pasi një autobus nga Kosova u aksidentua në Kroaci.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë ku autobusi shihet të ketë dalur nga rruga.

“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk ka reagim nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës për këtë aksident tragjik. /Insajderi.com