Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, reagon Pacolli

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova në Kroaci, reagon Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin që përfshiu një autobus nga Kosova në Kroaci.

Pacolli ka thënë së të gjithë lutemi për shërimin e të mbijetuarve.

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka deklaruar ai.

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Slavonski Brod të Kroavisë.

Policia ka raportuar për dhjetë të vdekur, dhe tridhjetë të lënduar, raporton gazeta kroate jutarnji.hr.

“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht./Insajderi.com