fbpx

Aksidentohen 11 vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” – policia jep detaje

Dy aksidente zinxhir kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova”, të hënën, janë shkaktuar dy aksidente.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

Në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga ky aksident zinxhir “kanë pësuar lëndime dy persona”.

Në aksidentin tjetër, gjithashtu zinxhir, janë përfshirë gjashtë vetura, ka treguar Krasniqi.

Ai ka thënë se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.