Aksidentohet autobusi me turistë, katër të vdekur

Aksidentohet autobusi me turistë, katër të vdekur

Një autobus që transportonte turistë kinezë është përplasur në Utah. Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur të paktën katër persona.

Automjeti ishte afër Parkut Kombëtar Bryce Canyon kur devijoi rrugën dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Raportohet se në bord kanë qenë 31 persona.

Katër vdiqën ndërsa të tjerët janë dërguar në spital.

Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.