Aksidentohet Ledri Vula, po përdorte telefonin

Aksidentohet Ledri Vula, po përdorte telefonin

Reperi i njohuir shqiptar, Ledri Vula, është përfshirë në një incident rrugor derisa ishte duke vozitur.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ledri përmes një postimi në Instagram, ku iu ka bërë thirrje fansave të tij që të mos e përdorin telefonin kur janë duke vozitur.

“Ngasni makinën, mbërrini sigurtë në destinacionin tuaj, fikni makinën dhe pastaj përdorni telefonin tuaj”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Në këto imazhe shihet se teksa po i jepte makinës ai ka goditur një kosh plehrash.

“5 minuta ma vonë”, ka shkruar Ledri në fotografinë vijuese.

Në anën tjetër, Ledri është shumë aktive me projekte muzikore. Kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Gjikon dhe Lumi B i titulluar “Çka bane”.

Projekti është lansuar një ditë më parë dhe deri më tani numëron mbi 700 mijë klikime në platformën ‘Youtube’./Insajderi.com