Aksidentohet rëndë me biçikletë – vdes 61-vjeçari në Zvicër

Aksidentohet rëndë me biçikletë – vdes 61-vjeçari në Zvicër

Një kosovar 61-vjeçar ka vdekur të enjtën pasi është me biçikletën e tij është aksidentuar me një motoçikletë në qytetin Rheineck të Saint Gallenit.

Kosovari 61-vjeçar u përplas me motoçikletën në rrugën Bahnhofstrasse, raporton gazeta zvicerane Blick.

61-vjeçari ndërroi jetë pavarësisht se mori trajtim mjekësor. Ndërkaq, motoçiklisti që e goditi 61-vjeçarin mbeti i padëmtuar.

Mënyra se si ka ndodhur aksidenti mbetet ende e paqartë. /Insajderi.com