Aksion i madh i Europolit, arrestohen 22 kontrabandistë droge

Evropol thekson se ky është operacioni më i madh i këtij lloji në kuadër të cilit janë bastisur 40 shtëpi gjatë 15 dhe 16 majit.

Aksion i madh i Europolit, arrestohen 22 kontrabandistë droge

Në një operacion të koordinuar kundër kontrabandistëve të drogës nëpër gjithë Evropën, janë arrestuar 22 persona, ka kumtuar të mërkurën Evropoli.

Evropoli pretendon se udhëheqësi i dyshuar i zinxhirit të kontrabandës është një person 48 vjeç nga Letonia i cili u arrestua në Spanjë.

Të tjerët janë arrestuar në Poloni, Lituani, Spanjë dhe Britani të Madhe, transmeton Reuters.

Evropol thekson se ky është operacioni më i madh i këtij lloji në kuadër të cilit gjatë 15 dhe 16 majit janë bastisur 40 shtëpi.

Janë sekuestruar tetë milionë euro, diamante, shufra ari, stoli dhe vetura luksoze./Insajderi.com.