Aksion i policisë në gjithë Kosovën – shkelja e masave sonte s’falet!

Aksion i policisë në gjithë Kosovën – shkelja e masave sonte s’falet!

Sonte nëpër të gjitha komunat e Kosovës pritet të ketë dyfishim të inspektorëve dhe njësitëve policore për të monitoruar zbatimin e udhëzimeve shëndetësore të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga qytetarët dhe bizneset.

Burime të Insajderi.com thonë se në tërë Kosovën veçanërisht në Prishtinë do të ketë grupe të shtuara inspektorësh.

Sipas planit operativ parashihet që të shpërndahen gjoba për te gjithë ata që nuk respektojnë rregullat e parapara nga IKShPK.

Një burim brenda inspektorateve për menaxhimin e pandemisë thotë se nuk do të kursehet asnjë qytetar nga gjobitja në rast se nuk i respekton udhëzimet kundër përhapjes së COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtimin e masave kundër COVID-19, mos mbajtja e maskave nga qytetarët ka rezultuar me gjobitje për qytetarët përkundër asaj që nuk dihet për normën ligjore ku bazohet kjo praktikë.

Madje, Policia e Kosovës ka mbyllur edhe disa lokale për shkak të moszbatimit të masave kundër COVID-19.

Aksioni i sotëm pritet të jetë shumë i madh që për qëllim ka pikërisht frenimin e përhapjes së Coronavirusit në Kosovë. /Insajderi.com/